Flash News

Bota

Zelensky: Jeruzalemi, vendi i duhur për bisedime me Rusinë

Zelensky: Jeruzalemi, vendi i duhur për bisedime me Rusinë

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime. Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem. Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur," tha ai.

Ndërkohë vijojnë sulmet e ashpra ruse në Ukrainë. Mëngjesin e sotëm ‘skadoi’ edhe afati për të dorëzuar qytetin e Mariupolin, ndërsa ukrainasit e refuzuan kërkesën e Rusisë.

 

Të fundit