Flash News

Bota

Zelensky kërkon më shumë armatime/ Pas SHBA-së dhe Australisë, dy shtete të tjera i përgjigjen pozitivisht kërkesës

Zelensky kërkon më shumë armatime/ Pas SHBA-së dhe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon me ngulm që të ndihmohet me armatime. Pas SHBA-së dhe Australisë, dy shtete të tjera i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij.

Britania e Madhe do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë. Lajmin e bëri me dije Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace.

"Ne do të dërgojmë automjete të blinduara, mjete të blinduara mbrojtëse - si Mastiff - për t'u siguruar që Ukraina ta ketë atë mbështetje," tha ai.

Sipas SkyNews, Sekretari theksoi se është shumë e rëndësishme që të bëhet  çdo gjë për të ndihmuar Ukrainën. Ndërsa Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300 për ta ndihmuar atë të mbrohet nga agresioni rus, ka njoftuar kryeministri Eduard Heger.

"Unë mund të konfirmoj se Sllovakia i dhuroi Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 bazuar në kërkesën e saj për të ndihmuar në vetëmbrojtje për shkak të agresionit të armatosur nga Federata Ruse," tha Heger.

Sllovakia, anëtare e NATO-s, ka përdorur një bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300, të cilën e trashëgoi pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në 1993.



 

Të fundit