Flash News

Bota

Zelensky kërkon ndëshkim për Rusinë, BE i përgjigjet pozitivisht

Zelensky kërkon ndëshkim për Rusinë, BE i përgjigjet

Rusia duhet të përballet me "dënim të drejtë" për pushtimin e saj në Ukrainë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në një video-mesazh, udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për krijimin e një tribunali të posaçëm për krimet e luftës nga Rusia.

Ai vendosi gjithashtu një "formulë" paqeje, duke përfshirë më shumë mbështetje ushtarake dhe për të ndëshkuar Rusinë në skenën botërore.

Fjalimi i tij mori ovacione nga shumë prej të pranishmëve në seancë. Në fjalën e tij hyrëse, Zelensky akuzoi Rusinë se ka shkaktuar "turbulenca katastrofike" me "luftën e saj të paligjshme".

Ai foli në të njëjtën ditë që Presidenti rus Vladimir Putin thirri 300,000 rezervistë ushtarakë për detyrë, një veprim që shkaktoi protesta të rralla në rrugët e Rusisë.

Zelensky tha se ky vendim tregoi se armiku i tij nuk ishte serioz për bisedimet e paqes. Ai dënoi planet, që në zonat e pushtuara nga Rusia të Ukrainës të mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë.

Krijimi i një gjykate speciale do të ndihmonte në mbajtjen e llogarisë nga Moska për vjedhjen e territorit dhe vrasjen e mijëra njerëzve, tha Zelensky.

Ai bëri thirrje për garanci të reja sigurie për Kievin. Pas këtyre kërkesave, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha se vendet e BE-së kishin rënë dakord të godasin Rusinë me sanksione të reja.

Josep Borrell u tha gazetarëve se kufizimet e reja do të synonin individët rusë dhe sektorët ekonomikë të vendit.

Burimi: BBC

 

Të fundit