Flash News

Bota

Zelensky lidhet drejtpërdrejtë me qytete të ndryshme europiane: Nëse Ukraina bie, Europa bie

Zelensky lidhet drejtpërdrejtë me qytete të ndryshme europiane:

Rreth një orë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjet platformës 'Zoom' me disa qytete europiane, ku janë bërë protesta të shumte në shenjë solidariteti me Ukrainën - që ndodhet prej 9 ditësh nën pushtimin rus.

Zelensky, i kërkoi qytetarëve të qyteteve të ndryshme europiane të cilët ishin në këtë lidhje të drejtpërdrejtë, të mbanin një minutë heshtje për të gjithë personat që humbën jetën në luftën për të mbrojtur vendin.

Ai iu bëri sërish europianëve kudo ku ndodhen që të mbështesin Ukrainën, mos të heshtin sepse nëse "Ukraina bie, Europa bie."

"Ju lutëm mos heshtni,"- tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij të drejtëpërdrejtë.

"Dhe nëse fitojmë, që unë jam i sgurtë që do fitojmë. Kjo do jetë një fitore për gjithë botën demokrate, kjo do të jetë fitore e lirisë, do të jetë fitore e dritës mbi errësirën, e lirsë lundër skllavërisë."

Zelensky falenderoi qytetet që ishin në këtë lidhje të drejtpërdrejtë dhe mbylli lidhjen e drejtëpërdrejtë me ta. Kjo u prit me shumë duartrokitje dhe brohoritje.

Të fundit