Flash News

Bota

Zelensky me “dorë të hekurt” dhe në qeveri, largon disa nga zyrtarët e lartë të Ukrainës

Zelensky me “dorë të hekurt” dhe në qeveri, largon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ndërmarrë një nismë ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij, ku prej disa javësh, shumë prej tyre janë pushuar.

Siç raportojnë mediat e huaja, gurvenatorët e Luhansk-ut, Odesës dhe Khmelnytskyi u shkarkuan të gjithë dhe në njoftimin e bërë, nuk është dhënë asnjë arsye nga përfaqësuesi parlamentar i qeverisë.

Zelensky e ka nisur këtë aksion pastrimi për të luftuar korrupsionin brenda qeverisë së tij, si një kërkesë nga Perëndimi që Ukraina të anëtarësohet në BE, ku një ndër kushtet është dhe lufta kundër korrupsionit.

Nuk ka asnjë sugjerim që zyrtarët e fundit të shkarkuar kanë qenë të lidhur me korrupsionin.

Të fundit