Flash News

Bota

Zelensky mesazh Rusisë: Është koha për t'u takuar, koha për të folur

Zelensky mesazh Rusisë: Është koha për t'u takuar, koha

Në një video-mesazh të publikuar në orët e para të së shtunës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkon tha Rusisë të nisë bisedimet.

"Unë dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht ata në Moskë. Është koha për t'u takuar, koha për të folur, koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën, ose përndryshe Rusia do të përballet me humbje të tilla që disa breza nuk do të mjafton që të ngrihet përsëri”, tha ai në videon e postuar në Facebook.

Zelensky tha se veprimet e ushtrisë ruse po përkeqësonin situatën për vendin e tyre dhe se negociatat e ndershme "pa ngecje" ishin e vetmja mënyrë për të zbutur dëmin.

“Ne gjithmonë kemi insistuar për negociata”, tha Zelensky, “Ne gjithmonë propozonim dialog dhe zgjidhje për paqen. Jo vetëm gjatë 23 ditëve të pushtimit”.

Presidenti shtoi se 180,000 ukrainas janë shpëtuar përmes korridoreve të evakuimit deri më sot, dhe se shtatë korridore po funksiononin në vend të premten - gjashtë në rajonin e Sumy dhe një në rajonin e Donetsk.

Puna e shpëtimit vazhdon në vendin e teatrit të shkatërruar në Mariupol. Më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar, shumë prej të cilëve janë lënduar, por nuk ka asnjë informacion për viktima, tha ai.

"Lufta duhet të ndalet," tha Zelensky. "Propozimi ukrainas është në tryezë."

Të fundit