Flash News

Bota

Zelensky në Stamboll, Erdogan: Ukraina e meriton të jetë në NATO

Zelensky në Stamboll, Erdogan: Ukraina e meriton të jetë në

Ukraina e meriton anëtarësimin në NATO, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky e kaloi këtë javë duke vizituar vendet e NATO-s, duke kërkuar mbështetje përpara një samiti të NATO-s në Lituani javën e ardhshme, ku anëtarët pritet të riafirmojnë se Ukraina përfundimisht do të bashkohet, shkruan BBC.

Pa dyshim, Ukraina e meriton të jetë në NATO”, tha Erdogan.

Zelensky tha se ishte "i lumtur kur dëgjoi" se Turqia mbështet ofertën e Ukrainës për t'u bashkuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës në Republikën Çeke këtë javë, Zelensky tha se i duhet “një sinjal i qartë se Ukraina do të jetë në aleancë. Jo se dera është e hapur për ne, gjë që nuk mjafton, por se Ukraina do të jetë në të”, tha ai të enjten.

NATO ka një politikë të dyerve të hapura, që do të thotë se çdo vend mund të ftohet të anëtarësohet nëse shpreh një interes, për sa kohë është në gjendje dhe dëshiron të mbajë parimet e traktatit themelues të aleancës. Megjithatë, sipas rregullave të pranimit, çdo shtet anëtar mund të vërë veton ndaj një vendi të ri për t'u anëtarësuar.

Sakaq, Turqia hoqi dorë nga kundërshtimet e saj për anëtarësimin e Finlandës në NATO në fillim të këtij viti, por vazhdon të bllokojë hyrjen e Suedisë.

Të fundit