Flash News

Bota

Zelensky: Nevojitet koktej sanksionesh, që të mbahet mend si koktejet molotov

Zelensky: Nevojitet koktej sanksionesh, që të mbahet mend si koktejet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha sot parlamentit të Finlandës se nevojitet një "koktej sanksionesh, që do të mbahet mend ashtu si koktejet molotov" për të ndalur agresionin rus.

Zelensky i kërkoi Finlandës të "tregojë edhe më shumë lidership" në Bashkimin Evropian, duke thënë se ky do të jetë "kontributi më i madh në sigurinë e Evropës".

Ai tha se Ukraina ka nevojë për armë "që kanë disa nga partnerët e BE-së", si dhe "sanksione të fuqishme efikase kundër Rusisë në baza të përhershme".

Fjalimi virtual i së premtes në parlamentin finlandez ishte 23-ti i Zelenskyt në një parlament të huaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

 

Të fundit