Flash News

Bota

Zelensky paralajmëron liderët e BE-së: Kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë

Zelensky paralajmëron liderët e BE-së: Kjo mund të jetë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të BE-së në një konferencë se "kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë", tha një diplomat evropian i informuar për bisedën për faqen e lajmeve Walla.

Diplomati thotë se Zelensky u kërkoi udhëheqësve të BE-së të ndërmarrin hapa të mëtejshëm kundër Rusisë dhe se takimi përfundoi me një vendim për të vendosur sanksione shtesë kundër Moskës.

Kryeministri italian Mario Draghi i cili ishte në telefon i tha parlamentit të tij këtë mëngjes se Zelensky aktualisht është i fshehur në Kiev. “Duhej të flisnim në telefon këtë mëngjes, por ai nuk ishte më i disponueshëm,” thotë Draghi.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, e cila ishte gjithashtu në telefonatën e mbrëmshme, konfirmon raportin e Walla, duke thënë për Agjencinë Suedeze të Lajmeve se "kjo mund të ketë qenë hera e fundit që kemi parë Zelensky".

Të fundit