Flash News

Bota

Zelensky prezanton planin me 10 pika për të bërë paqe me Rusinë

B

Zelensky prezanton planin me 10 pika për të bërë paqe me

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky propozoi një shkëmbim të të burgosurve me Rusinë gjatë fjalimit të tij virtual në samitin e G20-ës, që po mbahet në Bali.

“Mijëra njerëz tanë – ushtarakë dhe civilë – janë në robëri. Ata i nënshtrohen torturave brutale – ky është abuzim masiv… ne njohim me emra 11,000 fëmijë që u deportuan me forcë në Rusi”, tha Zelensky.

Propozimi i shkëmbimit të të burgosurve është një nga 10 fushat e përshkruara nga Zelensky gjatë fjalimit të tij të martën në rrugën për t'i dhënë fund luftës. Plani i Ukrainës për paqe bazohet në 10 pika:

Siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore

Siguria ushqimore

Siguria energjetike

Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve

Zbatimi i Kartës së OKB-së

Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive

Drejtësia

Ekocidi dhe mbrojtja e mjedisit

Parandalimi i përshkallëzimit

Konfirmimi i përfundimit të luftës

Burimi: CNN

Të fundit