Flash News

Bota

Zelensky publikon fotot e rënda dhe ju drejtohet nënave ruse: Shihni çfarë bastardësh keni rritur

Zelensky publikon fotot e rënda dhe ju drejtohet nënave ruse: Shihni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka sulmuar rusët pasi dolën raportet se si civilë u qëlluan në rrugët e Bucha, afër Kievit.

"Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shihni çfarë bastardësh keni rritur. Vrasës, grabitës, kasapë," shkroi ai në Instagram.

Zelenskyy gjithashtu kishte disa fjalë të ashpra për NATO-n, duke thënë se aleanca ushtarake kishte një "shans për të parandaluar" pushtimin e Rusisë 14 vjet më parë.

"Tani Rusia ka ardhur," tha ai.

"Bukuresht, Deklarata e Samitit të NATO-s. 3 prill 14 vite më parë. Kishte një shans për të parandaluar, në mënyrë që Rusia të mos vinte në Bucha, rajoni i Kievit. Tani Rusia ka ardhur. Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shih çfarë bastardësh ke rritur. Vrasës, grabitës, kasap," - shkruan Zelensky në postimin e tij në Instagra, ku ka publujuar dhe një album me fotosh të rënda, të civilëve ukrainas të vrarë nga forcat ruse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Të fundit