Flash News

Bota

Zelensky reagon ndaj telefonatës Trump-Putin: Bisedimet pa Ukrainën nuk do të sjellin rezultate

Zelensky reagon ndaj telefonatës Trump-Putin: Bisedimet pa Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj telefonatës mes ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Zelensky shprehu shpresën që Trump ta informojë atë për detajet e bisedës, ndërsa deklaroi se mbështet propozimin për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike për një periudhë 30-ditore.

Megjithatë, ai theksoi se një armëpushim i pakushtëzuar do të ishte një hap më i mirë përpara drejt paqes. Zelensky paralajmëroi se çdo përpjekje për të diskutuar për Ukrainën, pa përfshirjen e Kievit në bisedime, nuk do të sjellë rezultate konkrete.

Lidhur me ofertën e Rusisë për të liruar 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë, Zelensky deklaroi se lirimi i të gjithë të burgosurve do të ishte prova e vërtetë e seriozitetit të Moskës për bisedimet e paqes.

Sa i përket kërkesës së Putinit për ndalimin e ndihmës ushtarake dhe ndarjes së informacioneve të inteligjencës nga vendet e huaja, Zelensky tha se aleatët e Ukrainës nuk do të pranojnë një kërkesë të tillë dhe shpreson që furnizimet ushtarake nga partnerët e Ukrainës të vazhdojnë pa ndërprerje.

Të fundit