Flash News

Bota

Zelensky reagon pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Faleminderit, Amerikë!

Zelensky reagon pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Faleminderit,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X" pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, një vizitë që, sipas mediave amerikane, përfundoi me kërkesë të ish-presidentit Donald Trump.

Në mesazhin e tij, Zelensky shprehu mirënjohje ndaj SHBA-së për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

"Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë", shkroi Zelensky.

Vizita e liderit ukrainas në SHBA kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe sigurimin e ndihmës së mëtejshme për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

 

 

Të fundit