Flash News

Bota

Zelensky: Rusët shkatërruan aeroportin në Vinnytsia. Ç'thonë burimet britanike të mbrojtjes për ushtrinë e Putin

Zelensky: Rusët shkatërruan aeroportin në Vinnytsia.

Aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia, rreth 250 km në jug-perëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.

Ndërkohë Irpin, një qytet 20 km në veri-perëndim të Kievit është dëmtuar rëndë nga sulmet e artilerisë dhe ajrore.

Burimet britanike të mbrojtjes i kanë thënë BBC-së se trupat ruse nuk ishin përgatitur shumë për luftën në Ukrainë. "Ata me të vërtetë menduan se po kryenin stërvitje ushtarake, duke mos u përgatitur për një pushtim".

Një burim ka thënë se presidenti Putin mendonte se kishte ushtrinë që kishte parë në Paradën vjetore të Ditës së Fitores në Moskë, por "ushtria në terrenin e paradës nuk doli të ishte një ushtri e krijuar për betejë".

Ndërsa në Lviv, qytet afër kufirit polak në Ukrainën perëndimore që është bërë një stacion kalimi për refugjatët që ikin nga bombardimet situata është më e qetë.

 

Të fundit