Flash News

Bota

Zelensky: Rusia po kryen gjenocid në lindje, rajoni mund të bëhet i pabanuar

Zelensky: Rusia po kryen gjenocid në lindje, rajoni mund të bëhet

Forcat e armatosura të Ukrainës pranuan se trupat ruse kanë bërë përparime të mëtejshme në rajonin lindor të Donetskut, duke kapur një lagje brenda 10 miljeve nga qyteti i rëndësishëm i Bakhmut.

Zyrtarët ukrainas thonë se në ditët e fundit, rusët kanë kombinuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, sisteme raketash me shumë lëshime, artileri të rëndë dhe tanke, duke bombardur pamëshirshëm qytetet në rajonet e Luhansk dhe Donetsk ende nën kontrollin e Ukrainës.

Disa zyrtarë e përshkruajnë situatën si "shumë të vështirë" dhe pranojnë se njësitë ukrainase mund të duhet të tërhiqen në disa vende.

Veprimet e Rusisë në Ukrainën lindore pasqyrojnë "një politikë të dukshme gjenocidi", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar”, tha ai.

Ndërsa administrata Biden po përgatitet të shtojë armatimim që po i ofron Ukrainës duke dërguar sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë që tani janë kërkesa kryesore nga zyrtarët ukrainas, thonë zyrtarë të shumtë.

Shtëpia e Bardhë po priret drejt dërgimit të sistemeve si pjesë e një pakete më të madhe ndihme ushtarake dhe sigurie, e cila mund të shpallet javën e ardhshme.

Burimi:CNN

Të fundit