Flash News

Bota

Zelensky “shuplakë” perëndimit: Të veprojnë me shpejtësi! Lëvizja e fundit e Putin, i gatshëm për bisedime

Zelensky “shuplakë” perëndimit: Të veprojnë me

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dhënë një tjetër deklaratë teksa sulmet ruse vijojnë. Ai u paraqit me veshje ushtarake, ndërsa i dha një “shuplakë” perëndimit.

Zelensky “shuplakë” perëndimit: Të veprojnë me

Presidenti ukrainas akuzoi liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus.

"Kolonat e tankeve dhe sulmet ajrore janë shumë të ngjashme me atë që Evropa pa shumë kohë më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore - diçka për të cilën tha ‘kurrë më’. Por ja ku është përsëri. Tani, në 2022. 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore", tha ai.

Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar "agresionin" rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bën thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare.

“Jam i sigurt që e shihni këtë - të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”, shtoi Zelensky.

Ky i fundit e shprehu edhe më herët zhgënjimin ndaj shteteve të tjera, duke thënë se po e shikojnë luftën në distancë dhe se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ishin të pamjaftueshme.

Ndërkohë një lëvizje e fundit ka ardhur nga presidenti rus Vladimir Putin. Ai është shprehur i gatshëm për bisedime me Ukrainën, raportojnë mediat e huaja. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë telefonatës me homologun kinez Xi.

 

Të fundit