Flash News

Bota

Zelensky thirrje komunitetit ndërkombëtar: Njiheni zyrtarisht Rusinë si shtet terrorist

Zelensky thirrje komunitetit ndërkombëtar: Njiheni zyrtarisht

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njohë zyrtarisht Rusinë si një shtet terrorist pas sulmit në Vinnytsia.

“Rusia ka treguar qëndrimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar, ndaj Evropës dhe ndaj gjithë botës së qytetëruar. Pas kësaj, askush nuk mund të ketë asnjë dyshim se një Tribunal Special për agresionin rus kundër Ukrainës është i nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Deklarata e tij vjen pasi raketat goditën qytetin e Vinnytsia. Ai tha se në mesin e 23 personave të vrarë ishin tre fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Presidenti bëri thirrje për konfiskimin e "të gjitha aseteve dhe fondeve ruse në të gjitha vendet e botës" për të kompensuar "viktimat e terrorit rus".

 

 

Të fundit