Flash News

Bota

Zelensky: Ukraina ka nevojë për detaje specifike se si do të funksionojnë garancitë e sigurisë

Zelensky: Ukraina ka nevojë për detaje specifike se si do të

CNN ka raportuar mbi rëndësinë e garancive të mundshme të sigurisë evropiane dhe amerikane për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Ky ka qenë fokusi sot edhe për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha në një postim në Telegram se ai ka nevojë për detaje specifike se çfarë do të përfshijnë garancitë dhe si do të ofrohen ato - veçanërisht në deklaratën e administratës Trump se Rusia ishte e gatshme të lejonte pjesëmarrjen e SHBA-së si pjesë e një marrëveshjeje.

"Ky është një ndryshim i rëndësishëm. Por deri më tani, nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo - cili do të jetë roli i Amerikës, cili do të jetë roli i Evropës, çfarë mund të bëjë BE-ja. Dhe kjo është detyra jonë kryesore. Ne kemi nevojë për siguri që do të funksionojë në praktikë", shkroi Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas tha se e konsideron anëtarësimin në Bashkimin Evropian si pjesë të garancive.

"Kemi dëgjuar nga Presidenti Trump se Amerika dhe (Presidenti rus ) Putin e shohin atë në të njëjtën mënyrë", shtoi ai.

 

 

Të fundit