Flash News

Bota

Zelensky: Ukraina nuk ka fuqi të rimarrë Krimen dhe Lindjen, diplomacia shpresa e vetme

Zelensky: Ukraina nuk ka fuqi të rimarrë Krimen dhe Lindjen,
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se forcat ukrainase nuk kanë kapacitetin të largojnë trupat ruse nga Krima dhe nga territoret e pushtuara në lindje të vendit. Në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien, ai tha se Ukraina është e paaftë për t’i rimarrë këto territore me forcë, dhe se mundësia e vetme për të shtyrë Rusinë të tërhiqet është presioni diplomatik ndërkombëtar.

Zelensky theksoi se Kushtetuta e Ukrainës ndalon çdo heqje dorë nga territoret e pushtuara, por duke pranuar realitetin e kontrollit rus, ai shtoi se mund të arrihet një marrëveshje diplomatike përmes angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë.

Në një intervistë të mëparshme për Sky News, Zelensky sugjeroi mundësinë e një armëpushimi nëse Ukraina mund të mbrojë territorin që është ende nën kontrollin e saj, duke kërkuar që ai të mbështetet nga NATO.

Ai theksoi se një ftesë për anëtarësim në NATO do të sigurojë mbrojtjen për pjesët e papushtuara të vendit, duke e kthyer kështu fazën e "nxehtë" të luftës në një periudhë më të qëndrueshme, ndërsa negociatat për territoret e tjera mund të vazhdojnë në rrugë diplomatike.

Të fundit