Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për më shumë ndihmë për të forcuar mbrojtjen ajrore, një jave pasi sipas tij, shteti është përballur me mbi 900 bombardime.
“Mbrëmë, Rusia e ka terrorizuar Ukrainën me mbi 50 sulme me dronë, dhe përgjatë javës ka nisur më shumë se 900 bomba, rreth 30 raketa dhe dronë kamikazë nëpër rajone të ndryshme të Ukrainës”, ka thënë ai.
Sipas Zelenskyt, “infrastruktura civile dhe kritike” është shënjestruar më së shumti.
“Të gjitha këto sulme do të ishin të pamundshme nëse do të kishim mbështetje të mjaftueshme nga bota në disa aspekte: kapacitete me rreze të gjata për sigurinë tonë, sanksione realisht efektive për t’i pamundësuar Rusisë importin e materialeve kyçe për dronë dhe prodhim raketash, dhe vendime politike që mund të dëmtojnë vullnetin e Rusisë për të vazhduar këtë luftë”, ka thënë Zelensky.