Flash News

Bota

Zelenskyy: BE-ja nuk duhet të jetë një ‘supermarket’, të mbyllë kufijtë për rusët

Zelenskyy: BE-ja nuk duhet të jetë një ‘supermarket’,

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu bëri thirrje shteteve të Bashkimit Evropian që të ndalojnë vizat për shtetasit rusë, në mënyrë që blloku të mos bëhet një "supermarket" i hapur për këdo që ka mjetet për të hyrë.

Zelenskyy tha se propozimi i tij nuk vlen për rusët që kishin nevojë për ndihmë, sepse iu rrezikohet jeta.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e terrorit shtetëror të mos përdorin viza Shengen”, tha Zelenskyy.

“Së dyti, ne nuk duhet të shkatërrojmë vetë idenë e Evropës, vlerat tona të përbashkëta evropiane. Prandaj Evropa nuk duhet të shndërrohet në një supermarket ku nuk është e rëndësishme kush hyn dhe ku gjëja kryesore është që njerëzit të paguajnë vetëm për mallrat e tyre”, shtoi ai.

Apeli i Zelenskyy ende nuk ka fituar mbështetje nga lojtarët kryesorë të BE-së. Komisioni Evropian ka vënë në pikëpyetje mundësinë e një ndalimi të plotë.

Letonia, Lituania dhe Republika Çeke kanë ndaluar tashmë lëshimin e vizave për shumicën e rusëve, ndërsa Finlanda dhe Estonia së fundmi kërkuan që BE-ja ta bëjë këtë së bashku.

 

Të fundit