Flash News

Bota

Zelenskyy flet me Lukashenkon, BE propozon përdorimin e fondeve për të ndihmuar me armë Ukrainën

Zelenskyy flet me Lukashenkon, BE propozon përdorimin e fondeve për

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy thotë se ka folur me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko. Njoftimi i presidentit ukrainas erdhi pasi Kievi refuzoi bisedimet me Moskën në Bjellorusi, duke e akuzuar atë për lejimin e hyrjes së trupave ruse në Ukrainë.

Zelenskyy nuk dha detaje të mëtejshme të bisedimeve të kryera. Ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian thotë se do të propozojë përdorimin e fondeve të bllokut për të ndihmuar në financimin e armëve dhe furnizimeve të tjera për Ukrainën gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të saj më vonë.

"Unë do t'u propozoj ministrave të jashtëm të BE-së që të përdorin Fondin Evropian të Paqes për dy masa të ndihmës urgjente. Këto synojnë të financojnë furnizimin me materiale vdekjeprurëse për ushtrinë heroike ukrainase, e cila po lufton me rezistencë të ashpër kundër pushtuesve rusë dhe siguron furnizime jo-vdekjeprurëse të nevojshme urgjentisht, siç është karburanti”, tha Josep Borrell në një deklaratë përpara takimit virtual.

 

Të fundit