Flash News

Bota

Zelenskyy: Fundi i luftës është shumë, shumë larg

Zelenskyy: Fundi i luftës është shumë, shumë larg
Marrëveshja për t'i dhënë fund luftës është ende "shumë, shumë larg", ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke shtuar se ai pret të vazhdojë të marrë mbështetjen e SHBA, pavarësisht përplasjes së tij publike me Donald Trump javën e kaluar.

"Unë mendoj se marrëdhënia jonë (me SHBA) do të vazhdojë, sepse është më shumë se një marrëdhënie e rastësishme," tha presidenti ukrainas, shkruan Skynews

Duke folur para se të largohej nga Londra dje, Zelenskyy tha se beson se Ukraina "ka një partneritet mjaft të fortë" me SHBA-në për të vazhduar rrjedhjen e ndihmës nga Uashingtoni në Kiev.

Zelenskyy ishte në Londër gjatë fundjavës për t'u takuar me Sir Keir Starmer dhe mbretin Charles.

Ai gjithashtu mori pjesë në një samit për Ukrainën së bashku me liderët evropianë duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Giorgia Meloni.

Të fundit