Flash News

Bota

Zelenskyy kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trump

Zelenskyy kërkoi falje për mosmarrëveshjen në
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar falje homologut amerikan, Donald Trump për mosmarrëveshjen e jashtëzakonshme mes të dyve në Zyrën Ovale, ka thënë i dërguari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme.

“Zelenskyy i dërgoi një letër presidentit”, tha Steve Witkoff për Fox News sot, shkruan skynews

“Ai kërkoi falje për gjithë atë incident që ndodhi në Zyrën Ovale.

"Unë mendoj se ishte një hap i rëndësishëm dhe ka pasur shumë diskutime midis ekipeve tona dhe ukrainasve dhe evropianëve që janë gjithashtu të rëndësishëm për këtë diskutim."

Witkoff tha se ai mendonte se një letër që kërkonte falje për takimin shpërthyes ishte "progres".

Zelesnkyy e kishte përshkruar më parë grindjen si "për të ardhur keq", por nuk kërkoi falje.

Të fundit