Flash News

Bota

Zelenskyy kërkon anëtarësimin “urgjent” të Ukrainës në BE

Zelenskyy kërkon anëtarësimin “urgjent” të

Teksa delegacionet ruse dhe ukrainase pritet të vendosin sot nëse do të ketë ose jo një armëpushim mes tyre, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Në një video-mesazh, Zelenskyy kërkoi të ndërmerren procedura të reja urgjente për  Ukrainën.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.

Ai falënderoi të gjitha kombet dhe liderët evropianë qëiu bashkuan solidaritetit me Ukrainën, teksa pohoi se e meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane.

"Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur", u shpreh Zelenskyy.

Zelensky zhvilloi të dielën biseda me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në një postim në Tëitter, Zelenskyy shkroi se "Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë".

Presidenti ukrainas pohoi gjithashtu se ushtria e vendit do të lirojë të gjithë të burgosurit me aftësi luftarake. Ai pohoi se ishte një zgjidhje e vështirë, por se në momentet aktuale është e nevojshme për mbrojtjen e vendit.

"Çelësi është mbrojtja tani", tha Zelenskyy.

Të fundit