Flash News

Bota

Zelenskyy në SHBA, Rusia ‘kërcënon’: Më shumë armë amerikane, përkeqësojnë konfliktin

Zelenskyy në SHBA, Rusia ‘kërcënon’: Më

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar sot për herë të parë SHBA-në nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë. Menjëherë pas vizitës së Zelenskyy-t ka reaguar edhe Moska, raporton AP.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë për mediat se rritja e furnizimit me armë të SHBA-së në Kiev do të përkeqësonte luftën shkatërruese 10-mujore. Peskov kërcënoi duke thënë se kjo nuk do të sillte parashikime të mira për Ukrainën.

“Furnizimet me armë (nga SHBA) vazhdojnë, asortimenti i armëve të furnizuara po zgjerohet. E gjithë kjo, natyrisht, çon në një përkeqësim të konfliktit dhe, në fakt, nuk është një shenjë e mirë për Ukrainën”, ka thënë Peskov.

Zelenskyy pritet të largohet nga Uashingtoni me premtime për një paketë masive ndihme ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh që do të ndihmonte vendin e tij të mbrohej nga agresioni rus. Pajisja më e fundit ushtarake nga SHBA do të përfshijë për herë të parë një bateri raketash Patriot dhe bomba të drejtuara me saktësi për avionët luftarakë, thanë zyrtarët amerikanë të martën.

Të fundit