Flash News

Bota

Zelenskyy rrit presionin ndaj aleatëve perëndimorë për të dërguar tanke

Zelenskyy rrit presionin ndaj aleatëve perëndimorë për

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu zhgënjimin e tij në margjinat të mbledhjes vjetore të Forumit Ekonomik Botëror në Davos për mungesën e tankeve të mjaftueshme nga disa vende perëndimore për të ndihmuar vendin e tij të mbrohet nga Rusia.

Në një video-mesazh, Zelenskyy kritikoi vende si Gjermania, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara që hezitojnë të ndihmojnë Ukrainën me dërgimin e tankeve.

Zelenskyy u ankua për "mungesën e armëve specifike" dhe tha se për të fituar luftën, "ne nuk mund ta bëjmë atë thjesht me motivim dhe moral".

Për muaj të tërë, Ukraina ka kërkuar të furnizohet me tanke më të rënda, duke përfshirë tanket amerikane Abrams dhe tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman, por udhëheqësit perëndimorë kanë ecur me kujdes.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, duke u përballur me presionin në rritje për të dërguar tanke luftarake, shmangu një pyetje rreth temës të mërkurën, në vend të kësaj duke përsëritur se Gjermania ishte një nga furnizuesit kryesorë të pajisjeve ushtarake në Ukrainë, duke ofruar sisteme të mbrojtjes ajrore dhe transportues të blinduar të personelit.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do të dërgojë tanke Challenger 2 në Ukrainë, ndërsa Polonia dhe Republika Çeke kanë ofruar tanke T-72 të epokës sovjetike për forcat ukrainase.

Zyrtarët gjermanë kanë shprehur hezitimin e tyre për të lejuar aleatët të japin Leopardë të prodhuar nga Gjermania, përveç nëse SHBA i dërgon Ukrainës Abrams, sipas një zyrtari amerikan i cili nuk ishte i autorizuar për të komentuar dhe foli në kushte anonimiteti.

Burimi: AP

Të fundit