Flash News

Bota

Zelenskyy vizitë në SHBA që nga fillimi i luftës, takohet me Joe Biden

Zelenskyy vizitë në SHBA që nga fillimi i luftës, takohet me

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po viziton sot SHBA-në, në atë që besohet të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur forcat ruse nisën një pushtim të paligjshëm më 24 shkurt.

Zelenskyy u mirëprit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden, teksa presidenti premtoi mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën për të shmangur agresionin rus.

Në një fjalim të shkurtër përpara takimit të tyre në Zyrën Ovale, Biden tha se SHBA dhe Ukraina do të vazhdojnë të projektojnë një "mbrojtje të bashkuar" ndërsa Rusia kryen një "sulm brutal ndaj të drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si komb".

Rusia “po përpiqet të përdorë dimrin si armë, por populli ukrainas vazhdon të frymëzojë botën”, tha Biden.  

Presidenti ukrainas falënderoi Biden, ligjvënësit amerikanë dhe "Amerikën për mbështetjen e tyre. Zelenskyy, i cili fillimisht udhëtoi me tren për në Poloni përpara se të hipte në një aeroplan ushtarak amerikan për në SHBA, tha se donte ta vizitonte më herët dhe vizita e tij tani tregoi se "situata është nën kontroll, për shkak të mbështetjes suaj".

 

Të fundit