Flash News

Bota

Zgjedhjet franceze: Beteja midis Macron dhe Le Pen teksa Franca voton për presidentin e saj të ardhshëm

Zgjedhjet franceze: Beteja midis Macron dhe Le Pen teksa Franca voton për

Franca po voton në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale midis presidentit aktual Emmanuel Macron dhe politikanes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Macron, presidenti në detyrë, është kundër Le Pen, udhëheqëse e partisë Rassemblement National, dhe të dy u fotografuan duke hedhur votat e tyre sot.

Ata janë kandidatë që vështirë se mund të sjellin një kontrast më të madh - Macron nga qendra e politikës; Le Pen me opinione më radikale.

Një burrë, baza e mbështetjes së të cilit qëndron në qytete dhe qyteza të mëdha kundër një gruaje që është mbështetur në zonat rurale dhe qytetet e vogla për pjesën më të madhe të mbështetjes së saj.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00, megjithëse disa qendra në qytetet e mëdha lejohen të qëndrojnë të hapura edhe për një orë tjetër deri në orën 20:00.

Të fundit