Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në Francë/ “Basti” i Macron, sfidë edhe për të ardhmen e Europës

Derisa Franca dhe Gjermania tradicionalisht konsiderohen motori që ia jep drejtimin Bashkimit Europian me 27 shtete anëtare, blloku mund të përballet me një dozë të paralizës politike derisa dy liderët më të rëndësishëm të tij do të shtrëngoheshin të vepronin me dy mendje. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u godit kur partia e tij doli keq në zgjedhjet për Parlamentin Europian muajin e kaluar.
Ai po ka telashe që ta mbajë tok koalicionin e tij dhe i druan ngritjes së të djathtës ekstreme në zgjedhjet e ardhshme rajonale.“Macroni është dobësuar fort në Francë, gjë që do të ketë pasoja për pozitën e tij në Bruksel, si dhe për raportet franko-gjermane”- ka thënë Elizabeth Kuiper, ndihmësdrejtoreshë në grupin e pavarur të mendimit, Qendra për Politikë Europiane.
Derisa partitë e së djathtës ekstreme ende janë larg prej qëllimit të tyre për ta marrë në duar të veta timonin e BE-së dhe që t’i kthejnë kompetencat në nivel kombëtar, tashmë po shkaktojnë mëdyshje të mëdha. Ia kanë dalë të shënojnë sukses në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku partia e kryeministres italiane, Georgia Meloni, ishte fituesja e madhe.
Qeveria e re holandeze me hise të rëndësishme të së djathtës ekstreme në të tashmë është formuar. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka marrë drejtimin e radhës të presidencës së BE-së dhe ka paralajmëruar formimin e një “aleance patriotike” të re pan-europiane. “Një Francë dhe Gjermani më e dobët bashkë me Italinë dhe Hungarinë më të forta qartazi se do të formësojnë të ardhmen e BE-së”- ka thënë Kuiper.
Zmbrapsja e Macronit
Macroni u ka thënë homologëve të BE-së se Franca do të vazhdojë të ketë rol prijatar në bllok, me një hise të madhe të votave në Këshillin Europian të liderëve të BE-së dhe me partinë e tij në zemër të koalicionit pro-BE në Parlamentin Europian, kanë thënë zyrtarët për Reuters.
“Franca mbetet Francë, me peshën e saj”, ka deklaruar një burim. Por diplomatët thonë se pjesa më e madhe e punës së politikës së BE-së kryhet gjatë takimeve të ministrave qeveritarë – dhe qeveria e ardhshme franceze padyshim duket se do të jetë më pak miqësore ndaj Macronit krahasuar me të tanishmen. Nëse përgjegjësia për formimin e qeverisë së re do t’i binte kandidatit të RN-së, 28-vjeçarit Jordan Bardella, disa diplomatë druajnë se ai mund të përpiqet të mbajë një qëndrim gjysmëbashkëpunues me trupat e BE-së – duke shkëputur një faqe nga doracaku i Melonit. Por politikat dhe deklaratat partiake sugjerojnë se përplasjet me Macronit dhe me Brukselin do të ishin të pashmangshme.
Le Peni ka thënë se një qeveri e udhëhequr nga RN-ja do të nominonte kandidatin e Francës për komisionarin e ri europian – një rol kyç në ekzekutivin e BE-së. Por tradicionalisht kjo ka qenë punë e presidentit – dhe Macroni tashmë ka sinjalizuar se dëshiron t’ia vazhdojë punën aktualit Thierry Breton.RN-ja ka bërë të ditur gjithashtu se dëshiron që Franca të ulë hisen e saj në buxhetin e BE-së, diçka që vështirë se do ta lejonte BE-ja. Dhe derisa politikat ekonomike të RN-së kanë ndryshuar vazhdimisht javëve të fundit, mund të bien ndesh me rregullat fiskale të BE-së. “Problemi për BE-në është se nëse nuk ka shtete anëtare që e mbështesin fuqishëm, atëherë është shumë e zorshme që të vazhdohet tutje”– ka thënë ai. Në mesin e diplomatëve në zemër të BE-së në Bruksel, shumëkush po ndjek modelin “prit e shih”, marrë parasysh se nuk dihet se cili mund të jetë rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve franceze.
Dikush e ka përshkruar humorin si “nervoz, por të qetë”. Por disa europianolindorë kanë shprehur më shumë ankth – dhe shqetësime se Macroni panevojshëm e rrezikoi të ardhmen e Europës si reagim ndaj humbjes në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Liderët europianolindorë janë inkurajuar vjet derisa Macroni po mbante qëndrim të fortë në përkrahje të Ukrainës dhe shprehte gatishmëri për t’i vënë në dyshim “vijat e kuqe” të Perëndimit kundrejt Rusinë. “Fjalët e tij ishin si muzikë për veshët tanë… Nuk kish shumë kohë prejse ishte kështu dhe tani gjithçka e mori era”- ka deklaruar një zyrtar i lartë nga rajoni. “Po duket shumë serioze”- ka thënë zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti. “Halli im është se presidenti Macron përfundimisht e lëshoi dorën”./Reuters/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38