Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Deklaratat e Donald Trumpit këto vite kanë sjellë një ftohje të dukshme në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Edhe katër vite të tjera me Donald Trump, nuk i përfytyrojnë dot shumë politikanë në BE.
Nëse Joe Biden i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka shpresë për marrëdhëniet transatlantike, thotë Janis Emmanoulidis.
"Askush nuk është aq naiv, sa të shpresojë, se do të ketë një kthim në kohën para Trumpit. Por shpresa ka që gjërat të përmirësohen", shton drejtori i Institutit "European Policy Centre". Nëse kandidati demokrat nuk ia del, të largojë presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë, eksperti Emmanoulidis pret që marrëdhëniet transatlantike të keqësohen më shumë.
"Ka gjasa, që në mandatin e dytë ai të ushtrojë më shumë presion ndaj Europës se në të parin. Ai e ka identifikuar Europën si një të keqe më të madhe se aktorë të tjerë në botë. Këtë e ka thënë publikisht, megjithëse ai ka thënë shumë gjëra në katër vitet e fundit."
Bashkëpunim, pavarësisht me cilin
Edhe eurodeputeti gjerman dhe ekspert për politikën e jashtme, Reinhard Bütikofer nga Aleanca90/ Të Gjelbrit nuk e mbështet gjeopolitikën e Donald Trumpit. "Nëse Trump thotë, BE është kundërshtare, kjo nuk ndihmon ta paraqesësh Uashingtonin pozitivisht në debatin europian." Megjithatë ai beson, se në kongresin amerikan ka shumë politikanë, edhe republikanë, që e dinë, se kanë nevojë për bashkëpunimin me Europën për t'u përballur me Kinën, Rusinë apo të tjerë. Një president, Joe Biden nuk do të ndryshojë gjithçka, sipas tij, por ai me siguri do t'i dëgjojë aleatët tradicionalë dhe do të kërkojë të përbashkëtat. "Pavarësisht kush fiton në nëntor, ne duhet të investojmë në bashkëpunim."
Në një studim të "Europian Council on Foreign Relations" në Bruksel të publikuar nëv verë, thuhet se europianët e kanë humbur besimin tek aleati i ngushtë. Sidomos menaxhimi kaotik i pandemisë së Coronës nga Trump ka ndikuar në atmosferën e marrëdhënieve. Studiuesit janë të mendimit, se një president Joe Biden sërish do të afrohet me europianët. Ata presin që SHBA të rikthehet tek Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një qeveri e Bidenit do ta forcojë NATO-n si aleancë, edhe pse si republikanët edhe demokratët këmbëngulin në rritjen e buxheteve të mbrojtjes të vendeve europiane. Nëse Trump fiton, ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton është shprehur se NATO- duhet të përgatitet mirë. Ai ka bërë prognozën edhe të daljes së SHBA nga NATO, që do të mund të çonte edhe në fundin e saj.
Edhe Biden ka kërkesa
Presdenti francez, Emmanuel Macron si reagim e ka quajtur NATO-n "të vdekur klinikisht" dhe formuloi kërkesat për më shumë "sovranitet europian". Edhe krerë të tjerë të BE kërkojnë një rol më të madh gjeostrategjik të BE me distancë nga SHBA nën Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon një kthim në rendin e bazuar në rregulla. "E vërteta është se sot kërkohet më me urgjencë se kurrë të reformojmë sistemin multilateral. Sistemi ynë global vuan shenjat e paralizimit." Fuqi të mëdha tërhiqen nga institucionet ndërkombëtare ose "i marrin ato peng për interesat e tyre."
Shpresa në Bruksel është, se kjo mund të arrihet me një president, Joe Biden. Eksperti i BE, Janis Emmanoulidis paralajmëron nga iluzionet. Qëndrimi pak a shumë i butë i Europës ndaj Kinës nuk do t'i pëlqejë shumë as një presidenti Biden. "Në sfidë do të jetë, nëse një qeveri e re nën Biden bashkëpunon në çështjet multilaterale, si mbrojtja e klimës, në organizatat ndërkombëtare, por në këmbim do të kërkojë që Europa të paraqitet më e ashpër ndaj Kinës." Edhe nën Biden, SHBA mund të kërkojë që BE të mbështesë sanksionet për koncernin e teknologjisë, Huawei, pa kushte dhe të reagojë ndaj provokimeve kineze në Detin Jugor Kinez.
Tema kryesore - Tregtia e bashkon BE
Pas zgjedhjeve europianët duan të bisedojnë, pavarësisht me cilin president, për marrëdhëniet tregtare. Ende vërtitet në ajër kërcënimi i Trump për vendosjen e doganave të larta për automobilët dhe mallra të tjera nga Europa. Në korrik 2018 ai ra në një ujdi "armëpushimi" tregtar me presidentin e atëhershëm të KE, Jean-Claude Juncker, por konflikti nuk është zgjidhur përfundimisht. Atëkohë papritur Trump e lëvdoi BE si partnerin më të madh tregtar të SHBA.
Por në këtë fushatë zgjedhore, kjo temë nuk ka luajtur rol si tek Trump edhe tek Biden. Komisioneri i BE për tregtinë, Valdis Dombrovski shprehet në mënyrë diplomatike. "Në këto kohë duhet të tregojmë kujdes për miqësitë dhe të qëndrojmë pranë aleatëve që janë vërtet të rëndësishëm. Ka disa konflikte të vazhdueshme mes BE e SHBA. Sipas mendimit tim duhet që t'i zgjidhim shpejt këto."
Shumë krerë të shteteve të BE do ta kishin më mirë të flisnin me një president Joe Biden liberal dhe me një gjuhë më pak luftarake. Por në fund të fundit BE duhet të bashkohet për të mbrojtur interesat e saj kundrejt SHBA, pavarësisht se kush hyn në Oval Office. Sipas Emmanoulidis: "Kur bëhet fjalë për çështje kardinale, të gjitha shtetet e BE deri më sot janë paraqitur të bashkuar, edhe pse disa janë përpjekur të mbajnë me administratën e Trumpit një marrëdhënie për avantazhe." DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38