Flash News

Bota

Zgjedhjet në SHBA, gazetarja e VOA: Dy skenarët që mund të realizohen, rasti kur fiton Biden dhe kur Trump

Zgjedhjet në SHBA, gazetarja e VOA: Dy skenarët që mund të

Gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci tregon dy skenarët e mundshëm për zgjedhjet në SHBA.

E ftuar në ‘Real Story’, gazetarja thotë se flitet për një fitore të Biden, por nuk është e pamundur as fitorja e Trump.

“Diferenca është e vogël në disa shtete. Në secilin shtet ka ndryshime të papritura, mbetet vetëm të mbash frymën. Duhet të shikojmë konfiguracionet, pasi gjasat janë më shumë për Biden, por ka mundësi edhe për Trump. Që të fitonte ai duhet të merrte votat në Giorgia, Karolina e Veriut dhe Pensilvani si dhe do t’i duhet të ndryshonte numërimin në Arizona dhe Nevada që të plotësonte 270 votat. Kjo duket diçka e vështirë për tu realizuar. Megjithatë jo e pamundur. Ndërsa Biden mjafton të fitojë Nevadën dhe Arizonën dhe shpallet President, shkon fiks 270 vota”- tha ajo.

Të fundit