Flash News

Bota

Zgjedhjet në SHBA, sekretari i shtetit në Georgia konfirmon rinumërimin e votave

Zgjedhjet në SHBA, sekretari i shtetit në Georgia konfirmon

Sekretari i shtetit në Georgia konfirmon se do të ketë një rinumërim të votave.

Brad Raffensperger, sekretari i shtetit i Georgias, ka konfirmuar se do të ketë një rinumërim në këtë shtet, për shkak të diferences së ngushtë mes Biden dhe Trump.

"Do të ketë një rinumërim në Georgia ," tha Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë në proces.

Duke pasur parasysh se sa afër gara presidenciale është në Georgia, pritej që shteti të bënte një lëvizje të tillë.

Deri tani, Joe Biden kryeson Donald Trump me vetëm 1,579 vota në Georgia.

Biden ende mund të fitojë presidencën pavarësisht nga rezultati i paqartë në Georgia nëse ai vazhdon të kryesojë në Arizona, Nevada dhe Pennsylvania.

Të fundit