Flash News

Bota

Zgjedhjet në SHBA/Vijon numërimi në 5 shtete, Biden në avantazh me 264 vota elektorale

Zgjedhjet në SHBA/Vijon numërimi në 5 shtete, Biden në
Trump vs Biden

Përfaqësuesi i demokratëve, Joe Biden, është shumë pranë plotësimit të 270 votave elektorale, teksa raportohet se deri tani ai ka marrë 264 të tilla.

 Sipas Associated Press, Trump ka mbetur në 214 vota, ndërkohë që vijon numërimi në 5 shtete të tjera vendimtare në garën për president.

Shtetet nga ku po varet fati i zgjedhjeve janë Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alaska dhe Nevada, ku Trump kryeson në katër të parat.

Biden ka marrë deri tani numrin më të madh të votave në historinë e SHBA, ku numëron mbi 71 milionë.

Nërkohë jane ende miliona vota për tu numëruar deri në shpalljen e fituesit të zgjedhjeve për president.

Ndiqni LIVE rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

 

Të fundit