Flash News

Bota

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan flet pas humbjes: Nuk është fundi jonë!

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan flet pas humbjes: Nuk është fundi

Turqit dënuan presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij të dielën në zgjedhjet lokale mbarëkombëtare, të cilat rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen.

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, zoti Imamoglu kryeson në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin.

Ndërkohë Rexhep Tayyip Erdogan në fjalën e tij për qytetarët tha se pavarësisht rezultateve jo të favorshme në këto zgjedhje, 31 marsi nuk është fundi, por vetëm një pikë kthese. Ai shtoi se arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojnë në nivel lokal.

31 marsi për ne nuk është fundi, është një pikë kthese. Edhe pse ende nuk janë finalizuar, rezultatet e sondazhit tregojnë se ne kemi humbur terren në të gjithë vendin. Natyrisht, arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojmë në nivel lokal. Aty ku humbasim, aty ku kemi mbetur prapa, do të identifikojmë arsyet dhe do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”, tha ai.

Presidenti turk hodhi poshtë skenarët e zgjedhjeve të parakohshme pas rezultatit, duke thënë se Turqia ka më shumë se katër vjet përpara nga zgjedhjet e ardhshme, për të cilat duhet të jetë e përgatitur.

Të fundit