Flash News

Bota

Zgjedhjet për PE/ Kremlini: Krahu i djathtë i Evropës do të vazhdojë t’i mposhtë partitë pro BE-së

Zgjedhjet për PE/ Kremlini: Krahu i djathtë i Evropës do të

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur të hënën lidhur me zgjedhjet evropiane, duke thënë se po shohin rritje të popullaritetit të partive të krahut të djathtë.

“Ne shohim një trend të rritjes së popullaritetit të partive të krahut të djathtë, e dukshme me sy të lirë”, ka deklaruar Peskov, për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

“Pavarësisht se deri më tani pro-evropianët kanë ruajtur pozicionin e tyre drejtues, me kalimin e kohës partitë e djathta do t’i mposhtin. Kjo është arsyeja pse ne po e ndjekim nga afër këtë proces”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet katërditore për Parlamentin Evropian kanë tronditur themelet e këtij parlamenti. Partitë e djathta të vijës së ashpër u dhanë goditje partive në pushtet në Francë dhe Gjermani, forcat kryesore të BE-së.

Franca reagoi ndaj rezultatit duke shpallur zgjedhje të parakohëshme kombëtare pas tre javësh. Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, fitoi më shumë se 28% të votave kombëtare për organin legjislativ të BE-së, gjë që e bën atë një lojtare kyç në formimin e aleancave të ardhshme.

Megjithëse partitë pro-evropiane do të vazhdojnë të kenë shumicën në Parlamentin Evropian, forcimi i partive të së djathtës së skajshme do ta bëjë më të vështirë miratimin e ligjeve. Të Gjelbrit dhe grupet liberale pro-biznesit pësuan disfata të rënda.

 

Të fundit