Flash News

Bota

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, Erdogan premton gaz natyror falas për një vit

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, Erdogan premton gaz natyror falas

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka premtuar se do të sigurojë gaz natyror falas për familjes përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Në ceremoninë e inaugurimit të gazit natyror në Detin e Zi, ai  deklaroi se 30% e nevojave vjetore të vendit për energji do të mbulohen nga fusha specifike, ndërsa u përplas sërish me opozitën dhe liderin e saj, Kemal Kilicdaroglu.

Gazi natyror u zbulua për herë të parë në fushën Sakarya në brigjet e Zonguldak në vitin 2020, dhe në fushën Caycuma-1 pranë saj vitin e kaluar, me vëllimin total që atëherë është vlerësuar në 710 miliardë metra kub, shkruajnë mediat e huaja.

Turqia, e cila ka pak naftë dhe gaz është se varur nga importet nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, si dhe nga importet e LNG nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria për gazin e saj.

Prodhimi vendas i gazit natyror kryesisht në rajonin e Trakës përbënte më pak se 1% të konsumit kombëtar të Turqisë prej 60 bcm në vitin 2021, sipas të dhënave të rregullatorit të energjisë EPDK.

 

Të fundit