Flash News

Bota

Zgjidhet Kreu i Shtetit në Izrael, fiton djali i ish-presidentit

Zgjidhet Kreu i Shtetit në Izrael, fiton djali i ish-presidentit
Isaac Herzog

Isaac Herzog është zgjedhur si Presidenti i ri i Izraelit, ndërsa kundërshtarët e Kryeministrit Benjamin Netanyahu po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për të formuar një koalicion qeverisës,

Deputetët votuan për ish-udhëheqësin e Partisë së Punës dhe kryetarin e Agjencisë Hebraike si presidentin e ri, duke e bërë Herzog, 60 vjeç, Presidentin e 11-të shtetit.

Isaac Herzog është djali i ish-Presidentit Chaim Herzog dhe do të zëvëndësojë në detyrë Reuven Rivlin. Ai u zgjodh me 87 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Miriam Peretz mori vetëm 26.

Zgjedhjet vijnë mes trazirave politike në vend, me politikanët e opozitës që përballen me një afat të mesnatës për të paraqitur propozimin e tyre për një qeveri koalicioni, e cila do të rrëzonte kryeministrin Benjamin Netanyahun.

Herzog, i cili vjen nga një familje e shquar izraelite, garoi pa sukses kundër Netanyahut në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Babai i tij, Chaim Herzog, ishte ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara para se të zgjidhej president.

Xhaxhai i tij, Abba Eban, ishte ministër dhe ambasadori i parë i Izraelit në Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara. Gjyshi i tij ishte kryeparbi i vendit.

Herzog ka shërbyer si kreu i Agjencisë Hebraike, një organizatë jofitimprurëse që punon ngushtë me qeverinë për të promovuar imigracionin në Izrael, që kur dha dorëheqjen nga parlamenti. Duke pasur parasysh lidhjet e tij të forta me institucionin politik, ai u pa si favoriti për të fituar presidencën.

Burimi: Euronews

Të fundit