Flash News

Bota

Zgjohet sërish Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Evropë

Zgjohet sërish Etna, shpërthen vullkani më aktiv në

Vullkani Etna, një nga më aktivët në botë dhe më i madhi në Evropë, është zgjuar sërish duke shkaktuar alarm në zonat përreth. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar shpërthime të fuqishme dhe një aktivitet i shtuar vullkanik, që ka detyruar autoritetet në Siçili të marrin masa emergjente.

Pamjet e publikuara tregojnë një re të dendur hiri dhe gazrash që është përhapur në distanca të konsiderueshme, ndërsa turistë dhe alpinistë janë parë të largohen me shpejtësi nga zona, të frikësuar nga shpërthimi.

Sipas Institutit të Gjeofizikës në Katania, shpërthimi i sotëm klasifikohet si i tipit “Strombolian”, i karakterizuar nga shpërthime të vazhdueshme me dalje llavash dhe gazrash, por pa pasoja shkatërruese në shkallë të gjerë. Ekspertët sqarojnë se kjo valë aktiviteti është shkaktuar nga një shembje e pjesshme në brendësi të kraterit juglindor të vullkanit.

Evakuime dhe masa paraprake

Edhe pse aktualisht llava dhe materialet piroklastike nuk përbëjnë rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie. Të gjithë turistët dhe alpinistët që ndodheshin në zonat e afërta janë evakuuar që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, është në shqyrtim pezullimi i përkohshëm i fluturimeve në Aeroportin e Katanias, në varësi të zhvillimit të situatës dhe përhapjes së hirit vullkanik në shtresat ajrore.

Etna ndodhet në bregun lindor të Siçilisë dhe ka shfaqur aktivitet të rregullt në pesë vitet e fundit, duke mbetur një nga vullkanet më të monitoruar në Evropë për shkak të rrezikut të lartë dhe ndikimit të tij në jetën civile dhe trafikun ajror.

Të fundit