Flash News

Bota

Zhvillimet e fundit/ Sulmet të përqëndruara në lindje, shefi i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Zhvillimet e fundit/ Sulmet të përqëndruara në lindje, shefi

Ndërsa forcat ruse i shtojnë sulmet e tyre në Ukrainën lindore dhe numri i të vdekurve civilë rritet, zyrtarët e NATO-s u takuan të mërkurën në Bruksel për të diskutuar sanksionet kundër Moskës dhe mbështetjen për Kievin. Ndërsa sot do të mblidhen ministrat e Jashtëm të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg paralajmëroi se lufta mund të zgjasë me vite, pasi presidenti rus Vladimir Putin dëshiron "të kontrollojë të gjithë Ukrainën".

Ndërsa Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha se "epoka e angazhimit me Rusinë ka mbaruar" dhe "është koha për të hequr dorë nga një qasje e vjetëruar për trajtimin e Rusisë".

Shtëpia e Bardhë njoftoi një raund të ri sanksionesh që synojnë institucionet kryesore financiare ruse – si dhe vajzat e rritura të Putinit, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova. Shtetet e Bashkuara shpresojnë të ngrijnë çdo pasuri që Putin mund të fshehë përmes tyre, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Të paktën 1,563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas vlerësimeve të OKB-së. Më shumë se 2200 janë lënduar. Mbetet e paqartë se cilat janë qëllimet afatgjata të Putinit, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Por megjithë ndryshimin e fundit në strategji dhe disa raunde të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, SHBA dhe aleatët e saj po përgatiten për mundësinë që Putini mund të përpiqet të ripushtojë rajonin e Kievit pasi të përfundojë objektivat e tij në Ukrainën lindore, duke supozuar se ka fuqi të mjaftueshme njerëzore dhe pajisjet e mbetura për ta bërë këtë, thanë zyrtarët amerikanë dhe evropianë.

Burimi: CNN

 

Të fundit