Flash News

Bota

Zjarr në një azil të moshuarish, 16 viktima dhe tre të plagosur

Zjarr në një azil të moshuarish, 16 viktima dhe tre të

Një zjarr i rëndë ka shpërthyer në një azil pleqsh në ishullin indonezian Kelibia, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, ndërsa shumica e të moshuarve ndodheshin në dhomat e tyre.

“Kemi 16 viktima dhe tre persona të plagosur që kanë pësuar djegie,” deklaroi Jimmy Rotinsoulou, duke shtuar se shumë nga viktimat u gjetën brenda dhomave ku po pushonin.

Autoritetet arritën të nxjerrin gjallë 12 persona, të cilët u transportuan me urgjencë drejt një spitali aty pranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Mediat e huaja raportojnë se zjarret vdekjeprurëse janë të shpeshta në Indonezi, një arkipelag me mbi 17 mijë ishuj, ku shpesh ndërtesat nuk përmbushin standardet e sigurisë.

Të fundit