Flash News

Bota

Zjarr në një burg të mbipopulluar në Indonezi/ 41 të burgosur humbin jetën, plagosen 80 të tjerë

Zjarr në një burg të mbipopulluar në Indonezi/ 41 të

Një zjarr i përmasave të mëdha ra në një burg të mbipopulluar pranë Xhakartës në Indonezi, duke lënë të pajetë të paktën 41 të burgosur dhe të plagosur 80 të tjerë.

U deshën dy ore për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa qindra policë dhe ushtarë u vendosën rreth burgut për të parandaluar ikjen e të burgosurve, raportojnë media të huaja.

Autoritetet janë ende duke hetuar shkakun, por informacionet paraprake tregojnë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.

Burgu Tangerang ishte projektuar për të strehuar 1,225 të burgosur, por ka më shumë se 2,000, tha Rika Aprianti, zëdhënëse korrigjimeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Blloku C, ku ra zjarri, ishte i mbushur plot me 122 të dënuar. Ajo tha se 15 oficerë burgu që ruanin zonën ishin të padëmtuar.

Të fundit