Flash News

Bota

Zjarr në spital, humbin jetën nëntë pacientë në Rumani

Zjarr në spital, humbin jetën nëntë pacientë në

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në Rumani, pas një zjarri që ra në një spital. Inspektorati i situatave emergjente të Rumanisë bëri me dije se flakët ishin shuar dhe se të gjithë pacientët u evakuuan.

Në këtë spital po trajtoheshin 113 pacientë që trajtoheshin në spital, 10 në kujdes intensiv. Shkaqet e zjarrit nuk dihen për momentin, tha ministri i Shëndetësisë Attila Cseke, duke shtuar se një hetimet kishin nisur. Të mbledhur jashtë spitalit, të afërmit e viktimave akuzuan autoritetet për "paaftësi", raportojnë mediat e huaja.

"Historia po përsëritet, asgjë nuk është bërë për të përmirësuar kushtet në spitale," tha një grua, duke pretenduar se nëna e saj kishte humbur jetën nga zjarri.

Drejtoresha e spitalit, Stela Halichidis, tha se disa mangësi të identifikuara në janar gjatë një inspektimi të instalimeve elektrike dhe ngrohjes ishin korrigjuar.

Tragjedia vjen pas dy zjarreve të tjera vdekjeprurëse në spitale brenda vitit të kaluar në Rumani, duke ngritur shqetësime për infrastrukturën spitalore të vjetër  të vendit.

 

Të fundit