Flash News

Bota

Zjarret/ BE i vjen në ndihmë Turqisë, flakët po 'kërcënojnë' tre qytete; Greqia me temperaturat më të larta që nga 1987

Zjarret/ BE i vjen në ndihmë Turqisë, flakët po

BE ka dërguar tre aeroplanë zjarrfikës në Turqi, ndërsa numri i viktimave si pasojë e zjarreve ka shkuar në tetë. Rusia, Ukraina, Azerbajxhani dhe Irani i kanë ardhur në ndihmë shtetit turk.

Zjarret në Turqi filluan të mërkurën dhe tani kërcënojnë qytetet Antalia, Bodrum dhe Marmaris, ku qindra turistë dhe banorë u evakuuan nga hotelet dhe shtëpitë e tyre të dielën.

Më shumë se 1,100 njerëz u evakuuan me anije, tha kryebashkiaku i Bodrumit Ahmet Aras, pasi rrugët nuk ishin të përdorshme. Në total, 129 zjarre që shpërthyen në mbi 30 provinca janë shuar. Më shumë se 4,000 zjarrfikës janë vendosur në terren.

"Ne po përjetojmë ditë me temperatura mbi 40 ° C dhe erëra shumë të forta," tha ministri turk i Bujqësisë Bekir Pakdemirli në një konferencë shtypi.

Turqia po vuan nga zjarret më të mëdhej të dekadës së fundit. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e tij janë kritikuar gjerësisht, pasi nuk kishin në dispozicion avion bombardues uji, të nevojshëm për të kontrolluar zjarret në zonat malore.

Nxehtësia po prek edhe Greqinë fqinje. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha të hënën se vendi "po përballet me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987". Temperaturat arritën në 45 °C në zonat e brendshme të Greqisë.

Burimi: Euronews

Të fundit