Flash News

Bota

Zjarret në SHBA dhe përmbytjet në Europë dalin përtej parashikimeve të ekspertëve për pasojat e ndryshimit të klimës

Zjarret në SHBA dhe përmbytjet në Europë dalin përtej

Zjarret vdekjeprurëse në Amerikën e Veriut dhe përmbytjet Evropiane kanë dalë përtej parashikimeve të shkencëtarëve për ndryshimin e klimës.

Deri vonë, ndryshimi i klimës ishte folur si një kërcënim në të ardhmen. Vija e frontit të saj u portretizua në vende të largëta si Arktiku. Rritja e nivelit të detit dhe thatësira ekstreme ishte një problem për botën në zhvillim.

Por në muajin e kaluar, ka qenë bota e zhvilluar në vijën e frontit. Në katër javët e kaluara, përmbytjet në Gjermani përfshinë rrugët dhe shtëpitë që kishin qëndruar për më shumë se një shekull në fshatin e qetë të Schuld.

Një qytet kanadez me vetëm 250 banorë- i njohur më shumë për ajrin e tij të ftohtë dhe malor - u dogj si pasojë e një zjarri të nxitur nga thatësirat dhe temperaturat e larta.

Dhe në perëndim të Shteteve të Bashkuara, vala e nxehtësie historike shkaktoi 80 zjarre të mëdhej dhe dogji më shumë se 1 milion hektarë tokë.

Shkencëtarët e klimës kanë deklaruar ndër dekada se kriza e klimës do të çonte në mot më ekstrem. Ata thanë se ndryshimi i klimës do të ishte vdekjeprurëse dhe do  më i shpeshtë.

Burimi: CNN

Të fundit