Flash News

Bota

“Zjarret në Turqi janë nën kontroll”, autoritetet përgënjeshtrojnë situatën alarmante: Mos biem në grackë!

“Zjarret në Turqi janë nën kontroll”, autoritetet

Turqia ndodhet në një situatë emergjente për shkak të zjarreve të cilat kanë dalë jashtë kontrollit prej disa ditësh dhe kanë rrezikuar jetën e mijëra njerëzve.

Sipas mediave të huaja, deri tani janë gjithsej 122 zjarre në 35 provinca të Turqisë të cilat tanimë janë vënë në kontroll. Përmes një deklarate, autoritetet kanë thënë se shteti ka mobilizuar të gjitha mjetet për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, të cilat nisën që në 28 korrik.

Autoritetet e quajtën shumicën e lajmeve që po përhapet në rrjete sociale në lidhje me zjarrin, si ‘të rreme’. "Le të mos biem në grackën e atyre që përhapin gënjeshtra të tilla. Ju lutemi të mbështetemi në deklaratat e autoriteteve zyrtare. Turqia është e fortë. Shteti ynë po qëndron lart”, shprehen autoritetet.

Deri tani kanë humbur jetën të paktën tetë persona dhe 271 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Autoritetet turke njoftuan se po bëjnë të pamundurën për të shuar zjarret, teksa pjesë e operacioneve janë bërë edhe qytetarët vullnetarë.

Të fundit