Flash News

Bota

Zjarret shkrumbojnë një sipërfaqe sa madhësia e Parisit në Francën jugore

Zjarret shkrumbojnë një sipërfaqe sa madhësia e Parisit

Një person ka vdekur ndërsa zjarri më i madh i Francës këtë verë përshkon një rajon jugor, duke detyruar turistët dhe banorët të largohen.

Flakët shpërthyen në Ribaute në rajonin e Aude, afër kufirit me Spanjën, raporton Sky news. 

Viktima vdiq në shtëpinë e tij në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 20 milje në veri të qytetit të Perpignan, thanë zyrtarët.

Trembëdhjetë persona janë plagosur, përfshirë 11 zjarrfikës, që kur zjarri filloi të martën, shtuan autoritetet.

 Ministria e brendshme franceze tha se zjarri mbetet "shumë aktiv" dhe ka djegur tashmë 13,000 hektarë (79,000 akra) - një zonë më e madhe se Parisi.

Zjarret shkrumbojnë një sipërfaqe sa madhësia e Parisit

Të paktën 25 shtëpi janë djegur, ndërsa shumë rrugë janë mbyllur.

Flaka u tha se po përhapet me shpejtësi nëpër pyje dhe fshatra, duke i detyruar banorët dhe turistët të largohen.

Rreth 2,000 zjarrfikës dhe disa avionë bombardues uji po merren me shuarjen e flakëve.

Kushtet e nxehta, të thata dhe me erë e kanë bërë të vështirë për zjarrfikësit të kontrollojnë flakët, shtuan zyrtarët.

Të fundit