Flash News

Bota

Zjarri në Hollywood Hills: 5 viktima dhe dëme të shumta, digjen dhe shtëpitë e yjeve të famshëm

Zjarri në Hollywood Hills: 5 viktima dhe dëme të shumta, digjen

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e Hollywood Hills, duke shkatërruar dhjetëra prona dhe duke shkaktuar tragjedinë e humbjes së pesë jetëve njerëzore. Zjarri, i quajtur “Sunset Fire” nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD), ka detyruar evakuime të detyrueshme në disa zona të mbushura me shtëpi luksoze të personazheve të famshëm.

Shefja e LAFD, Kristin Crowley, u detyrua të largohej papritur nga një konferencë për shtyp për të ndjekur situatën kritike në terren. Sipas raportimeve, zjarri ka djegur plotësisht shtëpitë e disa prej yjeve të njohur të Hollywood-it, përfshirë aktorët Leighton Meester dhe Adam Brody.


Çifti, që vetëm disa ditë më parë festonte në eventin e Golden Globes, ku Adam Brody ishte i nominuar për punën e tij në shfaqjen hit të Netflix, tani gjendet mes listës në rritje të personaliteteve që kanë humbur gjithçka në këto zjarre shkatërruese.

Shërbimet emergjente janë ende duke punuar për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të tyre. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të shmangin zonat e prekura.


Hetimet mbi shkakun e “Sunset Fire” janë në vazhdim, ndërsa komuniteti i Hollywood-it përballet me pasojat e rënda të kësaj fatkeqësie natyrore.

Të fundit