Flash News

Bota

‘Zonja e Hekurt’ jep lamtumirën zyrtare, Merkel përcillet me ceremoni ushtarake

‘Zonja e Hekurt’ jep lamtumirën zyrtare, Merkel përcillet

Angela Merkel i ka dhënë fund karriserë së saj si kancelare e Gjermanisë për 16 vite. Me një ceremoni ushtarake, Merkel mori nderimet më të larta një javë para se t’i dorëzojë detyrën pasardhësit të saj, Olaf Scholz.

Sipas The New York Times, në një fjalim të shkurtër disa orë pasi kishte kryesuar mbledhjen urgjente lidhur me pandeminë Covid-19, Merkel njoftoi një bllokim të pjesshëm për të gjithë ata individë që nuk kanë injektuar vaksinën.

Duke dorëzuar stafetën e pushtetit, ‘Zonja e Hekurt’ la një mesazh jo vetëm për politikanët, por për të gjithë gjermanët. “Besoni njëri-tjetrin’, iu drejtua Merkel.

“Dy vitet e fundit të kësaj pandemie kanë treguar se sa i rëndësishëm është besimi në politikë, shkencë dhe diskurs shoqëror, por edhe sa i brishtë mund të jetë ai. Demokracia, varet nga solidariteti dhe besimi, duke përfshirë besimin në fakte. Demokracia jonë varet gjithashtu nga fakti se aty ku urrejtja dhe dhuna shihen si një mjet legjitim për të detyruar disa interesa, toleranca jonë si demokratë duhet të gjejë kufijtë e saj”, tha Merkel.

Zonja Merkel vuri në dukje vendndodhjen simbolike të ceremonisë: Oborri i Bendlerblock, një ndërtesë që tani është pjesë e ministrisë së mbrojtjes, por dikur ishte selia e një grupi rezistence oficerësh që kishin kryer komplotin kundër Adolf Hitlerit në 1944. dhe u ekzekutuan.

Ceremonia e transmetuar drejtpërdrejt në televizion dhe e drejtuar nga ministri i Mbrojtjes, zgjati rreth një orë, e pasur me koreografi dhe ritual ushtarak, si lamtumira zyrtare për kancelaren në largim.

Të fundit