Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë për televizionin “RADA” së bashku me bashkëshortin e saj Volodymyr Zelenskyy.
Është vetëm hera e dytë që çifti shihen bashkë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi ajo ka qenë në një vend të fshehtë për sigurinë e saj.
Ajo tha: “Sprova më e keqe është lufta që ka filluar. Nuk mund të them se kanë ndryshuar shumë gjëra që nga fillimi i kësaj lufte. Ai ishte dhe mbeti njeriu dhe njeriu i besueshëm, këndvështrimi i tij nuk ndryshoi. Familja, si të gjitha familjet ukrainase, tani është e ndarë”.
Pyetjes së gazetares nëse lufta ia ka marrë praktikisht bashkëshortin, Olena Zelenska iu përgjigj: “Nuk ma merr njeri burrin, as lufta. Ai jeton në punë, mezi e shohim. Kemi dy muaj e gjysmë që nuk e kemi parë fare, kemi folur vetëm në telefon. Deri më tani kemi pasur disa mundësi për t'u parë. Dhe ju jam mirënjohës për këtë mundësi, sepse tani po kalojmë kohë së bashku."
Burimi: Sky News